Telegrafi

Prishtina fiton më shumë vështirësi ndaj Rahovecit

Prishtina ka arritur ta merr një fitore ndaj Rahovecit vetëm në fund të ndeshjes, që u mbyll 94-91.

Prishtinasit ishin më të mirë në pjesën e parë, ndërsa rahovecasit në të dytën duke e kthyer ndeshjen në dramë.

Pjesa e parë u mbyll 54-45 më Dardan Berishën që ishte në formë të lartë.

Në pjesën e dytë Rahoveci të përkrahur nga shumë tifozë në palestrën Mizair Isma u treguan shumë të fortë.

Ndeshja u vendos në fund ku Prishtina fitoi me tri pikë epërsi.

Dardan Berisha me 42 pikë, Abdul Bashir me 24 dhe Mayls me 10 ishin më të mirët tek fituesit.

Te Rahoveci u dallua Richardson me 34 pikë.

Kjo është fitorja e 27 e Prishtinës në po kaq ndeshje. /Telegrafi/