Prishtina ka mposhtur me vështirësi Gjilanin me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të të Superligës së Kosovës.
Minutat e para të ndeshjes i takuan vendasve të Prishtinës, të cilët tentonin me çdo kusht golin, por edhe përkundër rasteve nuk arritën të gjejnë atë.
Ishte shiu i rrëmbyeshëm gjatë gjysmës së pjesës së parë që i penalizoi kryeqytetasit të gjejnë golin.
Në anën tjetër, Gjilani në rastin e parë të tyre befasojnë Prishtinën, me Edon Sadriun, i cili realizon pas një goditje të fuqishme për t’i quar miqtë në pushim me epërsi 0-1.
Në pjesën e dytë, trajneri Mirel Josa vendosi të përforcojnë sulmin dhe të tentojë me të gjitha për të gjetur golin e barazimit pasi nuk kishte çfarë të humbte.
Prishtina tentoi fillimit me anë të Drasko Bozovic (56′), por pa pasur sukses, ndërsa goli i barazimit erdhi nga Blend Baftiu (76′), i cili ka realizuar një gol të bukur për 1-1 në tentim për të harkuar, 1-1.
Pas golit të barazimit, Prishtina vazhdoi trysninë duke provuar edhe me anë të Basid Khalid (80′) dhe Mërgim Pevqelit (85′), por goli i fitores erdhi vetëm në minutën e 89-të me Khalid, i cili shënoi për 2-1 dhe vulosi fitoren e madhe.
Pas kësaj fitore, kryeqytetasit mbesin në pozitën e dytë me 60 pikë apo vetëm tri më pak se Drita lidere, ndërsa Gjilani zë vendin e tetë me 44 pikë.
Në ndeshjen e radhës, Prishtina udhëton drejt Lirisë, ndërsa Gjilani e pret Drenicën. /Telegrafi/