Telegrafi

Prishtina fiton me lehtësi ndaj Flamurtarit

Prishtina e ka mposhtur rivalin lokal Flamurtarin në kuadër të javës së 12-të në Ipko Superligën e Kosovës.

Bardhekaltërit fituan ndaj rivalit lokal me rezultat të pastër 2-0, derisa ndeshja fituesi u vendos qysh në pjesën e parë.

Prishtina kaloi në epërsi me anë të Meriton Korenicës që shënoi në minutën e 43-të.

Tre minuta më vonë, Armend Thaqi (45+1) e dyfishoi epërsinë për kryeqytetasit, për të shkuar në pushimin e pjesës së parë me epërsinë prej dy golave.

Pjesa e dytë filloi sërish më mirë për Prishtinën, derisa Flamurtari nuk arriti që të bëjë asnjë gjuajtje në portë.

Prishtinasit ishin disa shanse të mira në fund, por Ardin Nika i mysafirëve bëri disa pritje befasuese, duke bërë që ndeshja të përfundonte 2-0.

Pas xhiros së 12-të, Prishtina pozicionohet në vendin e katërt me 23 pikë, ndërsa Flamurtari me nëntë në pozitën e 11-të. /Telegrafi/