Prishtina ka mposhtur Bashkimin si mysafir në gjysmëfinalen e tretë në “Play-off” të Superligës së Kosovës me rezultat 78:58.
Kryeqytetasit janë këndellur nga humbja e pësuar para pak ditësh dhe kanë kaluar në epërsi në rezultatin e përgjithshëm, 2 me 1.
Lojtari më i dalluar ishte Dardan Berisha me 25 pikë të shënuara.
Takimi i radhës zhvillohet në Prishtinë dhe nëse “Plisat” fitojnë atëherë kalojnë në finalen e madhe.