Site icon Telegrafi

Prishtina fiton dramën ndaj Pejës, gjysmëfinalisti caktohet në ‘Karagaç’

Sigal Prishtina ka fituar çerekfinalen e dytë të “play-off”-it të FIVE STAR Superligës ndaj Pejës me rezultat 93:92 (15:25, 27:15, 24:28, 27:24).

Seria çerekfinale u barazua në 1:1 dhe gjysmëfinalisti do të përcaktohet të premten në Pejë, ku do të vendoset se kush do të kualifikohet në gjysmëfinale, ku i pret Ponte Prizreni.

Pejanët e nisën ndeshjen më mirë, duke pasur epërsi deri në 12 pikë në çerekun e parë, 13:25, derisa kjo pjesë përfundon 15:25. U mendua se Peja do të kishte të lehtë këtë ndeshje, por kështu nuk menduan basketbollistët bardheklatër, që rikthehen shpejt në periodën e dytë.

Me kalimin e minutave ngushtuan shifrat, madje duke kaluar në epërsi 39:37, kurse në pushim shkuan me rezultatin 42:40.

Prishtina në periudhën e tretë kishte epërsi 51:47, por pejanët hyn në një seri prej 2:13, duke kaluar në epërsi 53:60. Vendasit sërish barazuan shifrat në 60:60, e më pas zhvillohet lojë me rikthime, derisa shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 66:68.

Peja ishte në epërsi në 10 minutat e fundit, por 1:32 minuta nga fundi, Prishtina nuk dorëzohet dhe kalon në epërsi 89:88, e më pas zhvillohet lojë dramatike deri në sekondat e fundit, kur AJ Walton kishte mundësinë t’i siguronte Pejës gjysmëfinalen, por nuk shfrytëzoi aksionin e fundit dhe Sigal Prishtina triumfoi 93:92.

Te skuadra vendase u dalluan Nigel Johnson me 26 pikë e 10 asistime, por në fund dha kontribut të madh edhe Muhamedali Janjeva që mbylli ndeshjen me 11 pikë, kurse te mysafirët u dalluan Brandon Walters me 26 pikë e 14 kërcime, Lis Shoshi me 18 pikë e 10 kërcime dhe AJ Walton me 23 pikë, 7 kërcime dhe 8 asistime.

Exit mobile version