Derbi i mbetur i Ipko Superligës së Kosovës në mes Feronikelit dhe Prishtinës përfundoi në të mirë të skuadrës nga kryeqyteti.
Skuadra e Mirel Joses fitoi me rezultat 0-1 në një ndeshje mjaft të vështirë.
Ishte Mendurim Hoti që në minutën e dhjetë tenoi golin me një goditje nga largësia, por topi përfundoi jashtë portës. Hoti pak minuta më vonë shërbeu Astrit Fazliu, por as ky nuk arriti të shënojë.
Për Prishtinën i pari që rrezikoi portën kundërshtare ishte Arago Jamal (31′), pasaj edhe Mario Morina (36′), pavarësisht rasteve nuk kishte gola në pjesën e parë.
Ishte edhe një herë Mendurim Hoti i Feronikelit që e rifilloi ndeshjen me rast për gol, por ishte Mario Morina ai që iu përgjigj me gol pas asistimit nga Basid Khalid.
Në minutën e 64 Prishtina mbeti pa një lojtar pasi Diar Miftaraj u përjashtua pas dy kartonëve të verdhë. Vendasit tentuan të shënojnë, por rrjeta e Visar Bekajt nuk u tund asnjëherë.
Pas kësaj fitore Prishtina ngjitet në vendin e parë me 33 pikë, një më shumë se Feronikeli një vend më poshtë.
Ndeshja e ardhshme e klubit nga kryeqyteti është ndaj Ballkanit, kurse Feronikeli luan kundër Ferizajit. /Telegrafi/