Telegrafi

Prishtina e pamëshirshme për Trepçën

Prishtina e ka dominuar takimin kundër Trepçës, e cila është kthyer të luajë në palestrën ‘Minatori’ pas shumë vitesh.

Prishtina e dominoi ndeshjen nga fillimi në fund, duke mos i dhënë shumë mundësi vendasve edhe pse kishin përkrahjen e fuqishme të ‘Torcidës’.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat 52–33 në të mirë të KB Sigal Prishtinës.

Gjatë pjesës së palestra mbeti në terr për disa minuta, pasi reflektorët u ndalën shkaku i rrymës.

Edhe pjesa e dytë vazhdoi sikurse e para me Prishtinën që ishte larg më e mirë.

Çereku i tretë përfundoi 66- 45 për kampionët aktual, ndërsa rezultati në fund të takimit ishte 87-57.

Jason Washburn, Dardan Berisha dhe Andreë Warren ishin më meritorët për fitoren e Prishtinës.

Për bardhë e kaltrit ka debutuar edhe transferimi më i ri Thomas Massamba.

Te Trepça më i miri ishte Besnik Azemi, por i vetëm nuk mundi të bëjë asgjë /Telegrafi/