Site icon Telegrafi

Prishtina e komenton shortin me skuadrën nga Luksemburgu, por inatin e ka me Trepçën ’89 dhe Gjilanin që nuk po ia lirojnë lojtarët

????????????????????????????????????

Nëse Prishtina arrin ta fitojë ndeshjen me klubin nga Gjibraltari, FC Europa, atëherë do të përballet me skuadrën e CS Fola Esch.

CS Fola Esch është nga Luksemburgu, duke bërë që Prishtina ta nxjerrë kundërshtarin më të lehtë të mundshëm.

“Sot në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti i raundit të parë të UEFA Evropa Ligës dhe fituesi i ndeshjes Europa/Prishtina kanë nxjerrë skuadrën më të lehtë në letër, CS Fola Esch nga Luksemburgu skuadër kjo që megjithatë ka paraqitje dinjitoze në Evropë, sidomos vitin e kaluar në UEFA Ligë kanë kapërcyer dy raunde duke eliminua Milsamin e Moldavisë dhe Inter Bakun e Azerbajxhanit, ndërsa me dy humbje minimale ishin eliminuar nga Ostersund e Suedisë”.

“Sidoqoftë, Prishtina së pari po përgatitet maksimalisht për skuadrën nga Gjibraltari megjithë problemet me tre lojtarë, Thaqi, Bekteshi e Mustafa të cilët çuditërisht për vetëm dy ditë kontratë nga dita e lojës nuk i japin fletëleshimet”, thuhet në njoftimin e klubit prishtinas.

Gjilani ka kontratë me Armend Thaqin dhe Leotrim Bekteshin deri më 30 qershor, sikurse që ka Trepça ’89 me Argjend Mustafën.

Lexo po ashtu Prishtinës i buzëqesh fati, mund të takohet në kualifikuese të Ligës së Evropës me Fola Esch

Klubet refuzojnë t’i japin fletëlëshimet dhe për këtë lojtarët mund ta humbin ndeshjen e parë me FC Europan. /Telegrafi/  

Exit mobile version