Telegrafi

Prishtina e ka mundësinë e fundit, Bashkimi sonte mund të shpallet kampion

Sigal Prishtina do ta ketë mundësinë e fundit për t’u kthyer në luftë për titull të kampionit në ndeshjen e tretë e cila zhvillohet në Prishtinë.

Nga ora 18:30 është Prishtina që do ta presë Bashkimin në atë që është ‘o jetë o vdekje’ për klubin më të trofeshëm.

Aktualisht Bashkimi ka epërsinë prej 2-0 në seri dhe do të provojë që të mbyllë qysh sonte dilemën e kampionit.

Megjithatë, kjo nuk do të jetë e lehtë, pasi Prishtina nuk e ka ndërmend të dorëzohet dhe do të provojë që të ngushtojë serinë në 2-1 dhe që të s’forcojë me mundësi edhe ndeshjen e pestë nëse arrin t’i fitojë dy sfidat në vijim.

Prishtina pritet të ketë përkrahjen e publikut sonte mbrëma e cila i ka munguar gjatë gjithë sezonit për shkak të konkurrencës së dobët në kampionatin kosovar.

Megjithatë, Prishtina mund ta humbë titullin dhe për këtë nuk do të dorëzohet lehtë në takimin shumë interesant që zhvillohet nga ora 18:30 në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve. /Telegrafi/