Site icon Telegrafi

Prishtina e humb edhe ndeshjen e dytë ndaj Vareses, eliminohet nga FIBA Europe Cup

Prishtina ka udhëtuar sot në Itali ku është përballur me Varesen në ndeshjen kthyese të FIBA Europe Cup, të cilën e humbi me rezultat 100:84.

Ndeshja e sotme ishte kthyese dhe zhvillohet për 1/16.

Z Mobile Prishtina ndeshjen e parë e kishte humbur me rezultat 80:77 dhe ishte në disavantazh prej tri pikësh.

Çereku i parë i zhvilluar në Itali ka përfunduar me rezultat 33:21, në të mirë të italianëve.

Edhe në çerekun e dytë italianët ishin më të mirë, duke arritur epërsinë në 56:40.

Çereku i tretë po ashtu ishte më i mirë për italianët që e fituan 21-19.

Në fund Prishtina arriti ta fitojë çerekun e katërt, por pa arritur ta kthejë rezultatin.

Ndeshja u mbyll me rezultat 100:84.

Lojtari më i mirë i Prishtinës ishte Dardan Berisha me 24 pikë, i përcjellë nga Divine Myles me 20 pikë. /Telegrafi/

Exit mobile version