Klubi i basketbollit, Prishtina ka arritur të mposht në udhëtim Trepçën me rezultat 74:59.
Kampioni i Kosovës në basketboll është treguar arrë e fortë për skuadrën mitrovicase, duke e mposhtur në shtëpinë e tyre.
Çereku i pari i takoi vendasve, ku dominuam paksa këtë çerek që e fituan në fund me rezultat 21-16 dhe u mendua që Trepça do ta fitonte këtë ndeshje.
Megjithatë, pjesa e parë e takimit përfundoi me epërsinë prej nëntë pikëve të mysafirëve apo pranë rezultatit 28-37.
Forca e vërtetë e kampionëve nga Prishtina u pa në çerekun e tretë dhe të katërt, ku edhe thelluan epërsinë dhe në fund rezultati shënonte 74:59, duke ia japë triumfin Prishtinës.
Basketbollisti më i dalluar në këtë ndeshje ishte Malcolm Rhett me 21 pikë e pesë kërcime, ndërsa te Trepça më i dalluari ishte Besnik Azemi me 15 pikë dhe gjashtë kërcime. /Telegrafi/