Z Mobile Prishtina ka arritur të shënojë fitore në ndeshjen e parë finale ndaj Rahovecit me rezultat 110:82.
Kryeqytetasit e kanë nisur furishëm takimin duke triumfuar në çerekun e parë me rezultat 32:18.
Edhe në çerekun e dytë ishin më të mirë, duke fituar 28:15, ku pjesa e parë u mbyll 60:32.
Ky rezultat tregon dominimin e Prishtinës në këtë ndeshje, sidomos në pjesën e parë.
Pjesën e dytë epërsia e Prishtinës kundrejt Rahovecit rritej.
Prishtina e fitoi edhe çerekun e tretë, për ta konfirmuar fitoren.
Krejt çka bën vreshtarët në fund ishin ta zbusnin epërsinë që në disa raste ishte edhe mbi 30 pikë.
Në fund ndeshja u mbyll rezultat 110:82.
Prishtina në këtë ndeshje i aktivizoi të gjithë lojtarët që i kishte në listë, duke iu dhënë mundësi që ta shijojnë finalen.
Dardan Berisha ishte më i dalluari nga Prishtina në këtë ndeshje me 20 pikë. Pas tij paraqitje të mirë kishin edhe Mikaile Tmusic me 18 pikë dhe Edo Azemi me 14 pikë.
Te Rahoveci më i dalluari ishte Deshon Jeffery Minnis me 30 pikë. /Telegrafi/