Podcasti “Arena e Yjeve” që është prodhim i Telegrafit do të jetë më ndryshe në këtë javë.
Gazetarët Lavdim Pireva, Romak Zeqiri dhe Shkumbin Pireva kanë diskutuar tema të ndryshme në këtë episod.
Pjesë e shumë ngjarjeve interesante u diskutua edhe për situatën te Prishtina dhe formën e tyre.
Lavdimi ka pyetur Romakun dhe Shkumbinin se a e kanë pritur Prishtinën më lartë në renditje, pasi aktualisht janë në vendin e katërt në Superligën e Kosovës.
Ku po gabojnë bardhëeklatrit dhe pse kanë mbetur mbrapa në garën për titull – derisa analizat e tyre janë tejet interesante.
Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtunë nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë Patos, Dent Fix, Lasko, Pro Transport, Muqa Solar dhe KGM Kosova. /Telegrafi/