Telegrafi

Prishtina e bllokuar nga veturat (Video)

Numri i madh i automjeteve që frekuentojnë në Prishtinë gjatë ditës po e bëjnë gjithnjë e më të vështirë qarkullimin nëpër rrugët kryeqytetit.

Gjendje kaotike dhe pothuaj tërësisht e paralizuar, nga automjetet e shumta, ishte edhe sot në rrugën “Bill Clinton”, e cila shpie për Fushë-Kosovë , por edhe në autostradën “Ibrahim Rugova” dhe në rrugën magjistrale Prishtinë-Mitrovicë, raporton Telegrafi.

Video e incizuar nga Telegrafi më së miri tregon gjendjen në këtë rrugë, në orët e paditës.

Kolona e krijuar ka shkaktuar nervozë te disa shoferë, të cilët derisa vendnumërojnë i bien borisë.

Shpresat e qytetarëve dhe atyre që çdo ditë u bie të qarkullojnë me automjete në rrugët e Prishtinës, mbeten te realizimi i projektit të Unazës së Jashtme, projekt ky që u prezantua në Samitin e BERZH-it në Londër.  /Telegrafi/