Numri i madh i automjeteve që frekuentojnë në Prishtinë gjatë ditës po e bëjnë gjithnjë e më të vështirë qarkullimin nëpër rrugët kryeqytetit.
Gjendje kaotike dhe pothuaj tërësisht e paralizuar, nga automjetet e shumta, ishte edhe sot në rrugën “Bill Clinton”, e cila shpie për Fushë-Kosovë , por edhe në autostradën “Ibrahim Rugova” dhe në rrugën magjistrale Prishtinë-Mitrovicë, raporton Telegrafi.
Video e incizuar nga Telegrafi më së miri tregon gjendjen në këtë rrugë, në orët e paditës.
Kolona e krijuar ka shkaktuar nervozë te disa shoferë, të cilët derisa vendnumërojnë i bien borisë.
Shpresat e qytetarëve dhe atyre që çdo ditë u bie të qarkullojnë me automjete në rrugët e Prishtinës, mbeten te realizimi i projektit të Unazës së Jashtme, projekt ky që u prezantua në Samitin e BERZH-it në Londër. /Telegrafi/