FC Prishtina dhe Yoan Marc Olivier kanë ndërprerë kontratën me marrëveshje të dyanshme.
Futbollisti anglez, në FC Prishtina ishte transferuar para një viti.
Ai me fanellën bardhekaltër ka regjistruar 25 paraqitje dhe ka shënuar 1 gol të tre pikëve në duel me Llapin (3:2).
“FC Prishtina falënderon Olivier-in për shërbimin ndaj ekipit duke i dëshiruar sukses në vazhdim të karrierës”, thuhet në njoftim.
Oliver ka bërë karrierë edhe te Malisheva dhe Ballkani. /Telegrafi/