Në 24-orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 61 raste të reja me COVID-19, duke çuar në 15 mijë e 63 numrin e personave të infektuar me virus.
Po ashtu, për gjatë kësaj kohe janë shëruar 119 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12 mijë e 570 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1 mijë e 880, përcjell Telegrafi.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, ka bërë të ditur se në 24-orët e fundit betejën me COVID-19 e kanë humbur 2 pacientë, duke çuar në 613 numrin e viktimave.
Nga rastet e fundit të konfirmuar me COVID-19, më së shumti janë nga Komuna e Prishtinës me gjithsej 19 raste dhe Komuna e Vushtrrisë më 8 raste.
Komuna e Prizrenit më 7 raste dhe Komuna e Fushë Kosovës më 5 raste.
Me nga 4 raste janë Komuna Gjilanit dhe Pejës, kurse Komuna e Ferizajt dhe Istogut më nga 3 raste dhe ajo e Deçanit më 2 raste.
Me nga një rast janë komunat Drenas, Malishevë, Obiliq, Podujevë Skenderaj dhe Suharekë. /Telegrafi/