Java e nëntë në elitën e futbollit kosovar pritet të jetë e zjarrtë.
Padyshim që ndeshja më interesante e kësaj jave do të zhvillohet në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.
Fituesi aktual i Kupës së Kosovës, Prishtina do të jetë nikoqir i Llapit nga Podujeva në derbin e javës së nëntë.
Ekipi i drejtuar nga Mirel Josa në këtë sfidë vije pas fitores në udhëtim te Liria 0-1, ndërsa Llapi me të njëjtin rezultat pësoi humbje në shtëpi nga Feronikeli.
Përballja mes tyre skuadrat i gjen pozitën e epërme të tabelës, me Prishtinën që ka 15 në pozitën e katërt dhe Llapi një më shumë në pozitën e dytë.
Ndeshja mes Prishtinës dhe Llapit zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ me fillim nga ora 17:45.
Interesant pritet të jetë edhe në Skenderaj, ku Drenica do të përballet me kampionin në fuqi Dritën që po kalon nëpër një moment të errët.
Lideri aktual i Ipko Superligës së Kosovës, Feronikeli do të takohet në Drenas me KEK-un.
Ndërsa ndeshja e fundit e ditës së sotme do të jetë ajo mes rivalëve rajonal, Ballkani dhe Ferizajit që zhvillohet në Therandë. /Telegrafi/
IPKO Superliga – Java e 9-të ora 15-00
E shtunë, 06.10.2018 Ora 15:00
Ballkani – Ferizaj
Feronikeli – KEK-u
Drenica – Drita
Prishtina – Llapi ora 17-45
E diel, 07.10 2018 ora 15:00
Gjilani – Liria
Trepça ‘89 – Flamurtari