Site icon Telegrafi

Prishtina dhe gjashtë komuna tjera priten të vendosen në karantinë, orë policore nga dita e premte

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka prezantuar masat e reja që do të ndërmerren për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19, dhe se në shtatë komuna do të ketë orë policore.

Komunat me këtë vendim do të jenë: Prishtina, Podujeva, Gjakova, Peja, Gjilani, Ferizaj, Mitrovica e Jugut dhe disa të tjera.

“Lejohet aktiviteti deri në ora 19:00, nga ora 19:00 mbyllet çdo aktivitet ekonomik dhe vendoset kufizim i plotë i qytetarëve në këto komuna, praktikisht orë policorë. Ndalohen hyrjet daljet”, theksoi ai.

Lexo po ashtu Nga Prishtina në zonë të kuqe e deri te Istogu në zonë të gjelbër, kështu pritet të bëhet kategorizimi i komunave

Hoti ka njoftuar se këto masa do të hyjnë në fuqi nga dita e premte.

Kryeministri theksoi se ky këto masa priten të votohen sot gjatë mbledhjes së Qeverisë, ndërsa në fuqi pritet të hyjnë nga dita e premte./Telegrafi/

Exit mobile version