Prishtina dhe Feronikeli ’74 kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Kjo do të jetë ndeshja e parë e stinorit pranveror për të dyja skuadrat, që do të ndeshen me fillim nga ora 13:00 në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.
Prishtina hynë në këtë ndeshje me ndjesi pozitive pas triumfit në Kupën e Kosovës ndaj Gjilanit dhe do synojë ta vazhdojë me rezultate pozitive edhe në elitën e futbollit.
Në anën tjetër, mysafirët e Shefki Kuqit së fundmi pësuan me rezultat 3-1 nga Malisheva në Kupën e Kosovës, ndërsa në ligë ka dy fitore radhazi, ku do të synojë që të vazhdojë këtë ecuri.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mirë të mundshme.
Prishtina: Kolaj, Islami, Hyseni, Kryeziu, Muja, Sinani, Bytyqi, Useini, Uka, Pefqeli, Blesa.
Feronikeli ’74: Pas pak…