Sigal Prishtina dhe Bashkimi janë finalist të sivjetmë të ‘Play-off’ të Superligës së Kosovës.
Prishtinasit kanë eliminuar në gjysmëfinale skuadrën mitrovicase të Trepçës duke përmbyllur serinë me 3-0.
Në anën tjetër, prizrenasit me të njëjtin numër të fitore ka triumfuar kundër Pejës, transmeton Telegrafi.
Theksojmë se ndeshja e parë finale do të zhvillohet më 13 maj (e shtunë) në Prishtinë me fillim në ora 19:00.
Kujtojmë se skuadra që bën tre fitore në serinë finale do të shpallet kampion i Kosovës. /Telegrafi/