Telegrafi

Prishtina dëshiron vetëm fitore ndaj Feronikelit, formacionet zyrtare

Prishtina dhe Feronikeli kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të në BKT Superligën e Kosovës.

Kryeqytetasit janë nikoqir të drenicasve në takimin i cili pritet të zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ me fillim nga ora 15:00.

Ekipi i Abdulah Ibrakovic vjen në këtë ndeshje me një formë të përzier, por pas humbjes befasuese ndaj Dukagjinit, synon t’i kthehet fitores për t’i ikur pozitës së barazhit.

Në anën tjetër, mysafirët e Faruk Elshanit tash e disa javë kanë rënë edhe matematikisht nga kategoria dhe do të luajnë për prestigj, pa presion.

Ibrakovic ka vendosur të bëjë shumë ndryshime në formacionin titullar.

Prishtina: Haxho; B.Krasniqi, Tomasevic, Karabeci, Abazi; Cenaj, Zyba; Hoti, Zeka, John; Sulley Sadam; 

Feronikeli: Mala; E.Kuçica, A.Kastrati, Morina, E.Kastrati; Ardi Qorri, Cervadiku, Gjylani; Rexhepi, Ad.Qorri, Kiqina; 

/Telegrafi/