Telegrafi

Prishtina me investime kampionësh për Ligën e Kampionëve

Sigal Prishtina furishëm ka filluar përgatitjet për sezonin e ri, ku klubi kryeqytetas do të shkruaj historinë për t’u paraqitur suksesshëm në Ligën e Kampionëve.

Pas dominimit absolut në skenën e basketbollit kosovar me në krye presidentin, Blerand Stavileci, Sigal Prishtina nuk po njeh barriera për synimet që tash janë ndërkombëtare.

Sërish të udhëhequr nga presidenti plot energji, klubi kryeqytetas tashmë ka bërë super nënshkrime në prag të sezonit të ri.

Së pari ai riktheu super trajnerin truk, Ahmet Kandemir, me të cilin filloi ri-konstruktimin e ekipit.

Lexo po ashtu Zyrtare: Dardan Berisha transferohet te Sigal Prishtina

Pasuan prurjet nga NCAA, kampionati amerikan prej të cilit dalin yjet e NBA, ku nënshkrimet e para ishin top lojtarët, Zeek Ëoodley dhe Keon Johnson.

Stavileci nuk u ndal. Takimet e tij të shpeshta në Prishtinë dhe vizitat e tij në Itali në Torino për të ndjekur superyllin kosovar të basketbollit, Dardan Berishën, kulmuan me rikthimin e tij në shtëpi, duke lënë një top kampionat evropian për klubin kryeqytetas dhe tentimin për të shkruar historinë – një sagë transferuese që për shumë kë ishte e pamundur, por jo për presidentin e Sigal Prishtinës.

Nuk dihet nëse Stavileci do të bart ambicien dhe energjinë e tij në gara politike, por me një intensitet të tillë vështirë se do të ishte i ndalshëm në atë pjesë.

Ai sot u pa plot buzëqeshje pranë Dardan Berishës, në prag të një sezoni të ri basketbollistik i cili pritet të jetë plot ngjyra dhe trofe për klubin më të madh të basketbollit kosovar. /Telegrafi/