Telegrafi

Prishtina apo Trepça, sot zhvillohet finalja e Superkupës së Kosovës në basketboll

Sigal Prishtina dhe Trepça do të përballen në super finalen e Superkupës së Kosovës në basketboll.

Superkupa filloi me ndeshjet çerekfinale në Prizren dhe do të përfundojë të mërkurën mbrëma, me përballjen e dy skuadrave me traditë të basketbollit të Kosovës.

Bardhekaltrit në çerekfinale shënuan fitore ndaj Vëllaznimit 78:73, ndërsa në gjysmëfinale ndaj Pejës 91:80.

Ndërkohë, mitrovicasit në çerekfinale shënuan fitore ndaj Borës 85:76 dhe në gjysmëfinale ndaj Golden Eagle Yllit 83:61.

Ndeshja zhvillohet nga ora 20:00 në Palestrën “Sezai Surroi”, ku pritet spektakël i basketbollit.

Biletat do të dalin në shitje para palestrës nga ora 14:00 dhe kushtojnë 5 Euro në tribuna, çmim që është përcaktuar nga KB Bashkimi.

Fitues aktual i Superkupës është Trepça, derisa një vit më parë kishte fituar Sigal Prishtina. /Telegrafi/