Avarit energjetike të ngjashme në dy javët e fundit janë rikthyer sërish në Pejë.
Kablloja e prishur kësaj radhe ka lënë pa rrymë një pjesë të madhe të qytetit tek zona e Spitalit Rajonal.
Nga ora 14:00 një pjesë e madhe e qytetit të Pejës, kryesisht lagjja e spitalit dhe ato për-rreth kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike.
Sipas Qendrës së thirrjeve të KEDS-it, bëhet fjalë për një avari të kabullit nëntokësorë.
KEDS thotë për RADIO 1, se ekipi nga Prishtina janë nisur për në Pejë dhe sanimi i avarisë për ta rikthyer energjinë elektrike pritet të ndodhë diku pas orës 24:00 në mesnatë.