Site icon Telegrafi

Prishet miqësia Gresa-Vullnet, ky i fundit i ashpër me banoren pasi ajo përkrahu Gjestin

Dyshja, Gresa dhe Vullneti, kanë pasur një miqësi të mirë deri tani, duke bashkëpunuar edhe në lojë.

Ata po ashtu edhe u bënë viralë disa ditë më parë, pasi shkëmbyen një puthje tejet pasiononte.

Por, duket se Vullneti ka vendosur të bëjë një hap pas, pasi diçka nuk i ka pëlqyer te Gresa.

Foto: Screenshot/ YouTube

Ai në një videoklip të publikuar shihet duke pasur një debat me Gresën, e cila ia kërkon arsyen se pse është distancuar dhe hidhëruar.

Vullneti: Prej shoqes së Xhenetës ke kaluar në audiencë të Xhenetës e Gjestit.

Gresa: Kur?

Vullneti: Mbrëmë u çove duke kënduar, doje ta kapje tekstin gjenial të Gjestit, për 15 sekonda e s’munde ta mësosh.

Gresa: Tani çka po të pengon ty ajo gjë, s’po e kuptoj.

Vullneti: S’e kupton se shumë nivel i ulët, nuk dua të jem me një person që është aq nivel i ulët, që çohet i bën audiencë Gjestit.

Gresa: Pse ore të mos i bëj audiencë Gjestit, pse mos ta përkrah një artist të ri, pse jo? Çfarë ka Gjesti?

Vullneti: Super i dobët.

Gresa: Çfarë ka lidhje, super i dobët, por në profesionin e vet është shumë i talentuar.

Vullneti: Po shumë teksti i mrekullueshëm ishte, a e mësove.

Gresa: Po e mësova menjëherë.

Vullneti shprehet se do të jetë gjithkund, përveç në nivel të Gjestit, ndërsa Gresa shprehet se do të jetë përkrahëse e Gjestit, po ashtu e detyron Vullnetin të largohet nga shtrati i saj dhe kurrë më mos të afrohet. /Telegrafi/

Exit mobile version