Site icon Telegrafi

Prishet autobusi i linjës Prishtinë-Hanover, disa qytetarë të Kosovës mbesin në Beograd – deklarohen nga kompania turistike

Beogradi, Ilustrim

Një autobus i linjës Prishtinë-Hanover, ka pësuar një defekt.

Si pasojë rreth 70 mërgimtarë kanë mbetur duke pritur.

Përfaqësues nga kompania “Barileva Turist” kanë deklaruar për Telegrafin se nuk ka vend për panik, derisa sipas tyre autobusi tjetër i linjës pritet të arrijë në Beograd rreth orës 19:30.

“Për rreth gjysmë ore do të arrijë autobusi tjetër me çrast udhëtarët do të nisen për në destinacionin e planifikuar”, ka deklaruar për Telegrafin përfaqësuesja e “Barileva Turist”.

Udhëtarët që kanë qenë duke udhëtuar për Gjermani kanë shprehur shqetësimin e tyre për këtë ngjarje.

Ata thonë se po ndjehen të rrezikuar në Beograd./Telegrafi/

Exit mobile version