E kanë të vështirë të dakordohen kur janë së bashku në politikë, por mesa duket e njëjta situatë nuk ndodh kur ata janë të ftuar së bashku në ndonjë aheng.
E ky është rasti i politikanëve: Ramush Haradinaj, Memli Krasniqi, Ismet Beqiri e Petrit Selimi, të cilët ishin mbrëmë (e premte) të ftuar në dasmën e menaxherit të labelit “Babastars”, Dekorim Sahitit.
Përmes disa imazheve të publikuar në llogarinë personale në SnapChat, vëllau i Dekorit, stilisti i njohur Valdrin Sahiti ka ndarë me ndjekësit e tij disa imazhe të ndryshme nga festa e mbrëmshme.
Aty shiheshin figurat e lartpërmendura të cilat shijonin së bashku atmosferën e zjarrtë, të krijuar në dasmën e familjes Sahiti.
Në këtë dasmë nuk munguan edhe shumë çifte të njohura të estradës si: Nora me Robertin, Marina me Getin, Albert dhe Besa Krasniqi etj. /Telegrafi/