Sara Gjordeni dhe Bardhi momentalisht janë çifti i vetëm i krijuar në Big Brother VIP Albania 3.
Ata madje në spektaklin e kaluar shkëmbyen puthjen e parë me njëri-tjetrin.
Megjithatë, dyshja së fundmi kanë pasur disa përplasje e mospajtime.
Kjo për shkak të një zarfi që erdhi sot, ku konkurrentët duhej të zgjidhnin se kush do të martohet, një dasmë e improvizuar në BBVA 3.
Nga votat e banorëve ka rezultuar që çifti që do të martohet sonte janë Ilnisa dhe Meritoni.
Sara i bërtet Bardhit duke e akuzuar se vota e tij ka bërë që Ilnisa dhe Meritoni të dalin në Prime me dasmën e tyre.
Sara ka shkuar edhe më tej teksa është shprehur se Bardhi po ia prish lojën.
E pasi Meritoni dhe Ilnisa e injoruan duke e lënë anash për dasmë, ajo ka filluar të qajë me dënesë – duke mos e ndjerë përkrahjen e të dashurit të saj.
Të njëjtit pas debatit të ashpër në prani të të tjerëve, bënë paqe e u pajtuan. /Telegrafi/