Është arrestuar një person, pasi që i njëjti derisa ishte në seancë gjyqësore ka prishur qetësinë në gjykatë.
Ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 09:30 në rrugën “Marie Shllaku”, në Gjilan.
Sipas raportit policor, i dyshuari gjithashtu ka kanosur se disa çështje pronësore do t’i zgjedhë me forcë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/