Site icon Telegrafi

Priscilla Presley ndan nderime të përzemërta për Elvis Presley në 47-vjetorin e vdekjes së tij

Priscilla Presley nderoi të premten ish-bashkëshortin e saj të ndjerë, Elvis Presley, për nder të 47-vjetorit të vdekjes së tij.

“47 vjet e nuk kalojnë asnjë ditë që të mos mendoj për ty”, ndau biznesmenja 79-vjeçare në një postim të përzemërt në Instagram.

Më pas, nëna e fëmijës së vetëm të Elvisit, i dha nderim një versioni instrumental të hitit klasik “Always On My Mind”, shkruan DailyMail.

Videoja shfaqte një fotografi bardh e zi të Elvisit të ri dhe përfundoi me një ekran të zi që lexonte: “Elvis Aaron Presley, 8 janar 1935 – 16 gusht 1977”.

Elvis regjistroi “Always On My Mind” më 29 mars 1972, që ishte një ditë pasi këngëtarja Gwen McRae e publikoi fillimisht atë si një ‘single’.

Versioni fillestar erdhi gjithashtu vetëm disa javë pasi Elvis dhe Priscilla ishin ndarë në shkurt, duke bërë që shumë njerëz të spekulonin se ekipi i Wayne Carson, Mark James dhe Johnny Christopher e shkroi këngën posaçërisht për King Of Rock And Roll.

Për vite me radhë, shumë fansa mendonin se problemet martesore të Elvisit ishin frymëzimi i këngës dhe se ajo i ishte përshtatur stilit të tij muzikor.

Duke nxitur thashethemet ishin fakti se James kishte shkruar tashmë këngën hit Suspicious Minds për Presley-n.

Në fund, Carson pohoi se “Alway On My Mind” nuk ishte shkruar për Presley-n, por për çdo njeri, dhe se ai e konsideron atë si ‘një falje të gjatë’. /Telegrafi/

Exit mobile version