Kandidati i AKR-së për kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Betim Osmani, ka theksuar se qytetarët e kësaj komuna ballafaqohen me probleme të shumta.
Ai në emisionin “Debat D” të RTV Dukagjini, ka thënë se problemet si siguria, papunësia, arsimi dhe kthimi i qytetarëve nëpër shtëpi e tyre, janë prioritetet e tij nëse e merr besimin e qytetarëve.
“Janë duke punuar disa organizata të huaja, që secili që ka banesë në veri, mund të bëjë kërkesë në Komunën e pjesës veriore. Zyra e Britanisë së Madhe në bashkëpunim me UNHCR-në, i marrin parasysh këto kërkesa që shqiptarët i kanë bërë për renovimin e banesave, sepse është bërë kohë e gjatë pa u kthyer në pronat e veta”, ka shtuar Osmani. /Telegrafi/