Manchester United ia ka vendosur vetës si prioritet një kontrate afatgjate me portierin David De Gea.
Djajtë e Kuq e kanë të sigurt zgjatjen njëvjeçare me spanjollin, ku marrëveshja aktuale do të vazhdojë deri në verën e vitit 2020.
Kjo pasi portieri ka një klauzolë, ku klubi ka pasur drejtë ta vazhdojë kontratën automatikisht.
Sipas Daily Mirror, klubi kërkon që bashkëpunimi të shkojë edhe më gjatë, duke përpiluar një kontratë afatgjate me ish portierin e Atletico Madridit.
Ky është prioritet i klubit.
United janë afër marrëveshjes për zgjatjen afatgjate të kontratës me Anthony Martialin dhe më pas do t’i japin prioritet e portierit.
De Gea u bashkua me gjigantët anglezë nga Atletico në verën e vitit 2011.
Ai është njëri prej portierëve më të mirë në botë, ku është kërkuar disa herë nga Real Madridi. /Telegrafi/