Një prind nga Gjilani është ka raportuar në polici për dhunën fizike që ka ushtruar djali i tij, por gjatë arrestimit të dyshuarit policia ka hasur në rrezistencë nga njëri familjar.
Policia e Kosovës në raportin për 24 orët e fundit thuhet se të martën, në orën 12:00 një “ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se djali i tij i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj familjarëve të tij”.
“Gjatë arrestimit policët kanë hasur në rezistencë dhe janë penguar në kryerje të detyrës nga njëri prej viktimave, tani i dyshuari mashkull kosovar, i cili është arrestuar. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Telegrafi/