Site icon Telegrafi

Prindërit rrahin vajzën e tyre në Prishtinë

Foto: Ilustrim

Një e mitur ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga prindërit e saj.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 07:00 në lagjen “Emshir”, në Prishtinë.

Tutje në raport, bëhet e ditur se viktima është dërguar në strehimore, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Ankuesja femër, kosovare e mitur ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga të dyshuarit prindërit e saj. Viktima është dërguar në strehimore, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/

 

Exit mobile version