Site icon Telegrafi

Marshim dhe protestë para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vjeçarit në Tiranë, kërkohet dorëheqja e Manastirliut dhe siguri në shkolla

Të tronditur prindërit kanë shprehur mbështetjen dhe solidaritetitn për familjen për vrasjen e 14-vjeçarti Martin Cani tre ditë më parë pranë shkollës “Fan Noli”.

E pranishme në protestën e sotme një nënë e re, kërkoi marrjen e masave që ngjarje të tilla mos të ndodhin më.

“Jemi shumë të tronditur. Jam nënë. Është një dhimbje shumë e madhe. ngushëllime familje. Duhet të merren masa dhe duhet të bëhet shembull. Jam pa fjalë, e tronditur, nuk flemë gjumë. Menduam gjithë të këqijat”, tha ajo për A2 CNN.

Një tjetër prind me profesion psikolog i pranishëm në protestës pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani, e cilësoi shumë të rëndë mungesën e psikologëve në shkollën “Fan Noli”. Në një deklaratë për gazetaren e A2 CNN, ai tha se në këto ngjarje ndodh stresi posttraumatik te fëmijët të cilët duhet të ndihmohen me psikologë për të kuptuar emocionet.

LSA

“Mungesa e psikologëve në shkollën “Fan Noli” është shumë e rëndë. Ndodh stresi posttraumatik që ndodh te ky grup fëmijësh përmes të qenurit dëshmitar i ngjarjes ose përmes medias. Kjo është detyrë jo vetëm e psikologut në vetvete, por e drejtorisë arsimore. Unë do të konsultohesha me drejtorinë arsimore dhe grupin e psikologëve. Të vjen keq por nuk e di nëse po ndërhyn grupi i psikologëve aty duke ndihmuar e trajtuar nxënës të ndryshëm. Adoleshëntët përjetojnë një grup emocionesh, por janë të paaftë t’i racionalizojnë dhe ideja ëhstë që ta ndihmosh t’i kuptojë ato emocione brenda tij”.

Në këto kushte ai thotë se edukimi në total është elementi kryesor për të parandaluar ngjarje të tilla.

“Nuk është e thjeshtë unë jam psikolog me profesion. Media sociale është përforcues i sjelljes. Ideja e mbylljes ose jo duhet të merret nga profesionistët. Nëse ecim me idenë që një media e caktuar përforcon një ide të caktuar, po sjell rezultat e zgjidhje. Nuk është vetëm media që përforcon sjelljen, është edhe familja gjithashtu. Elementi kryesor është edukimi në total brenda ministrisë shkollës. Kemi mungesë të theksuar të edukimit të familjes, të psikologëve, të drejtorisë arsimore dhe deri te nivelet e larta”.

Exit mobile version