Telegrafi

Prindërit e Rita Orës, zgjedhin Ulqinin për pushimet e tyre të verës

Foto: Besnik Ora/Instagram

Teksa kriza e coronavirusit ka vështirësuar të shkuarit në pushime dhe udhëtime, duket se për familjen Ora kjo nuk përbën një problem.

Prindërit e këngëtares shqiptare me famë ndërkombëtare Rita Ora, Vera dhe Besnik Sahatçiu-ora, kanë zgjedhur një destinacion shqiptar për pushimet e tyre.

Ata kanë publikuar në rrjetet sociale disa imazhe nga pushimet që po i kalojnë në lumin Buna në Ulqin.

Foto: Rita Ora/InstaStory

Dyshja që janë prindër të tre fëmijëve duken në formë të mirë, teksa ndajnë me ndjekësit momentet e tyre të lumtura gjatë pushimeve.

Foto: Besnik Ora/InstaStory

Familja Sahatçiu-Ora janë larguar për në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 1991, kur Rita ishte vetëm një vjeçe.

Foto: Besnik Ora/InstaStory

Rita, motra e saj e madhe, Elena, dhe vëllai i tyre i vogël, Doni, u rritën në Londër por në frymën kombëtare me traditat dhe kulturën shqiptare. /Telegrafi/