Festivali ndërkombëtar i filmit dokumentar dhe të shkurtër ‘DokuFest’ ka nisur prej disa ditësh.
Tema e edicionit të sivjetmë është: NEW ORDER (Rendi i ri), që synon të nxisë diskutimin lidhur me tendencat për ndryshimet në rendin ndërkombëtar.
Tashmë në qytetin e Prizrenit janë mbledhur admiruesit më të mëdhenj të filmit e kinematografisë.
Edhe këtë vit nuk kanë munguar prindërit e artistes shqiptare me famë botërore, Rita Orës.
Të njëjtit kanë qenë në Prizren për ‘Dokufest’ edhe gjatë vitit të kaluar, ku edhe ndanë pamje të tjera nga qyteti.
Besnik Sahatçiu dhe Vera Ora duket se po shijojnë kohën e kaluar në qytetin e Prizrenit.
Ata kanë qenë për pushime një kohë në Mal të Zi, gjegjësisht Ulqin. /Telegrafi/