Legjenda e Barcelonës, Gerard Pique dhe këngëtarja Shakira bënë bujë kur zbuluan fundin e lidhjes së tyre romantike 12-vjeçare.
Ndarja famëkeqe e çiftit vazhdon të vjedhë titujt kryesorë pas javësh dramatike, por me një kthesë të ndryshme tani që lojtari i Barcelonës njoftoi tërheqjen e tij nga futbolli.
Prindërit e Piques, i cili tani është në lidhje me modelen Clara Chia Marti, thyen heshtjen për ndarjen e djalit të tyre dhe Shakiras.
?❤️ pic.twitter.com/6jMjL4OT6x
— FC Barcelona (@FCBarcelona_es) November 3, 2022
Prindërit e Pique besojnë se djali i tyre ka nevojë për paqe
Joan Pique dhe Montserrat Bernabeu, prindërit e Gerardit, deri më tani kishin qenë të qetë për ndarjen e ish-çiftit, por sipas një gazetari spanjoll, ata më në fund ndanë anën e tyre të historisë.
“Ai po largohet nga Barcelona tani sepse nuk dëshiron të largohet nga dera e pasme. Ai duhet të jetë i qetë për të zgjidhur problemet e tij me Shakiran”, thanë prindërit e Piques, sipas “mamarazzi”, Lorena Vazquez.
Shakira dhe Pique nuk duan të shkojnë në gjykatë
Kur Shakira dhe Pique njoftuan ndarjen e tyre, filluan menjëherë spekulimet se kush do t’i mbante pasuritë e grumbulluara gjatë lidhjes dhe sigurisht kush do të merrte kujdestarinë e fëmijëve.
Të dyja palët thuhet se synojnë të arrijnë një marrëveshje për të shmangur shkuarjen në gjykatë.
Megjithatë, ylli i futbollit dëshiron që fëmijët e tij të qëndrojnë në Barcelonë dhe Shakira dëshiron t’i transferojë ata me të në Miami.
Avokatët e tyre thuhet se kanë qenë në komunikim të vazhdueshëm me njëri-tjetrin ndërsa përpiqen të zgjidhin çështjet e mbetura. /Telegrafi/