Prindërit e këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, Dukagjini dhe Anesa, janë pothuajse gjithnjë në fokus të mediave rozë dhe jo vetëm.
Të njëjtit janë mjaft aktiv dhe shumë të ndjekur në rrjetet sociale, ndërsa nuk hezitojnë të ndajnë me publikun momente të ndryshme nga përditshmëria e tyre.
Së fundmi, çifti kanë vizituar Çekinë dhe atje janë takuar me ambasadorin e Republikës së Kosovës në Pragë, Arbër Vllahiun.
Në imazhin e publikuar nga Dukagjini, shihet se ai me bashkëshorten Anesën janë takuar me ambasadorin dhe gruan e tij.
“Praga natën. Faleminderit zotëri Ambasador që na treguat këtë qytet të bukur”, ka shkruar mes të tjerash Lipa.
Dukagjini përndryshe qëndron prapa çdo suksesi të artistes 24-vjeçare dhe njëherësh ushtron edhe detyrën e menaxherit të vajzës së tij. /Telegrafi/