Telegrafi

Prindërit e dehur tapë, fëmijët në park pa përkujdesje (Video)

Forcat e rendit në Lviv Oblas të Ukrainës, i kanë zgjuar prindërit që i kishin lënë katër fëmijë pa asnjë kujdes, ndërsa kishin humbur ndjenjat nga konsumi i madh i alkoolit.

Gruaja 35-vjeçare dhe burri saj shtatë vjrt më i ri, po flinin derisa të fëmijët e tyre, përfshirë edhe një vajzë nën një vjeçe, qëndronin nën rreze të forta dielli, transmeton Telegrafi.

Fëmijët që qanin janë marrë nën kujdes, derisa prindërit e tyre u dërguan në mbajtje dhe pritet të dalin para drejtësisë.

Raportohet se gjatë marrjes në pyetje, nëna nuk iu ka ditur as emrat, por bashkëshorti saj është kthjellur më shpejtë. /Telegrafi/