Site icon Telegrafi

Prindërit donin ta fotografonin, 2 vjeçarja bie nga tarraca e lokalit

Një dy vjeçare ka rënë nga tarraca e një lokali prej rreth 3 metrash lartësi, derisa prindërit e saj donin ta fotografonin.

Prindërit i kanë thirrur për t’iu bërë një foto së bashku me vëllanë e saj, por vajza ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë nga 3 metra lartësi përmes kangjellave të tarracës.

Policia raporton se vajza ka marrë lëndime në kokë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën, raporton albeu.com

Ngjarja ka ndodhur në një lokal në Firence të Italisë.

Exit mobile version