Projekti i zhvilluar nga kanali CUT i YouTube, i tregon katër prindër që kanë besuar plotësisht në fëmijët e tyre dhe vendosën që të bëjnë tatuazh, çfarëdo punimi që ata ua vizatojnë.
Megjithëse do mbeteshin përgjithmonë në trupin e prindërve të tyre, njëri e vizatoi një hot-dog, tjetri një dragua që nxjerrtë flakë, ndërsa moshatarja tyre disa personazhe nga filmi ‘E Bukura dhe Bisha’, transmeton Telegrafi.
Në pjesën e tyre të videos që mund ta shihni më poshtë, shihen reagimet e fëmijëve që gjenden për herë të parë në një studio tatuazhi dhe momenti kur mësojnë që gjithçka realizohet nëpërmjet gjilpërave.
Veprimet e prindërve janë pëlqyer shumë nga shikuesit e videos, duke u konsideruar si një lidhje besimin në marrëdhënien mes prindit dhe fëmijës. Nuk kanë munguar as reagimet pozitive ndaj ilustrimeve të fëmijëve, që u pëlqyen mjaft nga të tjerët. /Telegrafi/