Princi William iu përgjigj akuzave për racizëm të bëra nga Princi Harry dhe Meghan Markle në intervistën me Oprah Winfrey.
Duka i Kembrixhit ka mbrojtur monarkinë duke thënë se ata ‘nuk janë një familje shumë raciste’.
Në komentet e bëra gjatë një vizite në një shkollë në Londrën lindore, William komentoi intervistën e dhënë të dielën në CBS.
William, i dyti në radhë të fronit pas babait të tij Princit Charles, tha se nuk kishte folur akoma me Harryn pas intervistës, ‘por do ta bëjë’.
Komentet e Harryt dhe Meghan kanë tronditur familjen mbretërore dhe kanë prekur biseda të ndryshme rreth racizmit e shëndetit mendor.
Është thënë që stafi mbretëror qëndroi zgjuar deri në orën 3 të mëngjesit për të parë intervistën përmes lidhjes së drejtpërdrejtë nga SHBA me një ndjenjë të tmerrshme dhe trishtimi.
Të martën, Pallati Buckingham bëri një deklaratë për Fox News duke shprehur se janë të shqetësuar me ato që kanë shpalosur çifti.
Meghan mes tjerash në intervistë zbuloi se kishte menduar të bënte edhe vetëvrasje e po ashtu tregoi edhe për paragjykimet që i ishin bërë në lindjen e parë, për atë se si do dukej lëkura e djalit Archie. /Telegrafi/