Telegrafi

Princi William i kërkon Aubameyangut të transferohet te Aston Villa

Princi William i ka bërë kërkuar sulmuesit të Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang, të bashkohet me Aston Villan.

Ylli i Arsenalit vazhdon të jetë i lidhur me Barcelonën dhe Real Madridin, pasi bisedimet për një zgjatje të marrëveshjes së tij aktuale që skadon në 2021 kanë ngecur.

Megjithatë, tashmë ka ndërhyrë princi britanik, William, i cili ka një dëshirë të veçantë për sulmuesi nga Gaboni.

Lexo po ashtu Princi William festoi si i 'çmendur' inkuadrimin e Aston Villas në Ligën Premier

Princi William si një tifoz i madh i Aston Villas ka bërë çmos për të shtyrë Aubameyang drejt një lëvizje të pamundur në Midlands.

Princi William gjatë bisedës me anëtarët e Arsenalit

“Pierre, shpresoj se do të jesh në Aston Villa. Do të na duhet të bëjmë disa fjalë më vonë!”, ka thënë William gjatë një telefonate në Zoom me disa anëtar të ndryshëm të ekipit të Arsenalit.

E ardhmja e 30-vjeçarit me Topçinjtë mund të përfundojë këtë verë nëse londinezët vendosin të fitojnë të holla para se të vendos lirimin e tij falas. /Telegrafi/