Site icon Telegrafi

Princi William: Fëmijëve të mi u flas për varfërinë dhe problemet e të pastrehëve

Prince William (Foto: Richard Stonehouse/Getty Images/Guliver)

Duka i Cambridge, princi William, ka treguar se përpiqet t’i mësojë fëmijët e tij për çështjet për të cilat është shqetësuar edhe nëna e tij e ndjerë, Diana, princesha e Walesit.

Gjatë pjesëmarrjes në një emision televiziv britanik, mes këtyre çështjeve i ka përmendur problemet me të cilat përballen të pastrehët.

William ka thënë se ai dhe bashkëshortja e tij, Kate Middleton, përpiqen që princi George, princesha Charlotte dhe princi Louis, të dinë sa më shumë lidhur me të pastrehët dhe varfërinë, gjë të cilat i konsiderojnë probleme të mëdha të ditëve të sotme.

Princi William (Foto: Chris Jackson – WPA Pool/Getty Images/Guliver)

Në një vizitë që i ka bërë organizatës humanitare, The Passage, e cila i ndihmon të pastrehët, princi është përpjekur ta ngrejë vetëdijesimin për t’i ndihmuar të varfrit.

Kur është pyetur se ai edukon fëmijët e tij për problemet e këtilla, William ka pohuar se kur e sheh dikë duke fjetur në rrugë, u flet fëmijëve të tij pikërisht për këta njerëz.
“Më duhet të them se George, Charlotte dhe Louis janë shumë të interesuar për këtë problem. Shpesh, njësoj si edhe fëmijët tjerë, pyesin se pse ata njerëz nuk mund të shkojnë në shtëpi”, ka treguar princi. /Telegrafi/

Exit mobile version