Andrew Morton – autori i librit “William dhe Catherine”, që doli pak para dasmës së princit dhe dukeshës britanike – pohon se marrëdhënia e tyre nuk ishte aspak e mirë në fillet e lidhjes, dhe se miqtë e afërt me çiftin ishin të befasuar kur ata u martuan.
Në fakt, në libër flitet se njerëzit që ishin shoqëruar me Kate Middleton dhe William kanë treguar se princi e trajtoi gruan e tij të ardhshme si shërbëtore, transmeton KP.
“Marrëdhënia e tyre ishte me probleme dhe grindje. Willim e trajtonte Kate si një shërbëtore, jo si një të dashur”, kishte thënë një mik i çiftit mbretëror.
Ndryshe, William nuk e merrte seriozisht partneren e tij gjatë marrëdhënies së tyre dhe shpesh e injoronte atë në shoqëri.
Por, pavarësisht lidhjes së turbullt, ata sot konsiderohen si një nga çiftet më të njohura në botë dhe kanë tre fëmijë.