Duka i Kembrixhit reagoi menjëherë për të ndihmuar një funksionar të moshuar i cili u rrëzua në një trotuar të lagësht gjatë një vizite mbretërore në Essex, Angli.
Jonathan Douglas-Hughes, zëvendës lord-toger i Essex, ra në shpinë derisa Princi William u prezantua me personalitetet e larta lokale në Akademinë Stewards në Harlow, përcjell Telegrafi.
72-vjeçari ishte i veshur me uniformë ceremoniale dhe një shpatë, kur ai u rrëzua, duke i zënë në befasi të gjithë rreth tij.
Dhe siç komentojnë mediat britanike, Dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton u shfaq më pak e sigurt se çfarë do të duhej të bënte dhe qëndroi disi e ndrojtur anash, deri sa Prince William u përpoq për të ndihmuar burrin e rrëzuar. /Telegrafi/