Një aeroplan, udhëtarë të të cilit ishin Princi William dhe Dukesha Kate duhej të ndërpriste aterimin e tij dy herë, pasi fluturoi mes dy stuhive të tmerrshme.
Duka dhe Dukesha e Kembrixhit ishin rrugës për në Islamabad, Pakistan, kur drama e ajrit në aeroplan ndodhi të enjten. Princi William tha që ai dhe gruaja e tij ishin mirë pas kontrolleve të bëra pas zbritjes, shkruan Metro.Co.Uk, transmeton Telegrafi.
Piloti i “RAF Voyager” u përpoq të zbarkojë dy herë në aeroporte të ndryshme pasi vendi u godit nga rrufeja dhe turbullira. Në fund, aeroplani duhej të kthehej në Lahore për shkak të kushteve të tmerrshme të motit.
Ende nuk dihet nëse aeroplani do të përpiqet të ngrihet përsëri.
Reporterja e “Daily Mail”, Rebecca English ishte në fluturimin e devijuar, kur ajo njoftoi përmes rrjetit social Twitter për problemet.
Ajo shkroi në Twitter: “Piloti u përpoq të zbarkonte dy herë, në dy aeroporte të ndryshme, mes vetëtimës së tmerrshme dhe turbullirave, por u detyrua të kthehet në Lahore për arsye sigurie”.
Çifti mbretëror përndryshe janë në një turne zyrtar katër-ditor në Pakistan. Të enjten, ata ishin në qytetin Lahore ku ndërmorën një vizitë emocionale në një spital të kancerit të vizituar më parë nga Princesha Diana. /Telegrafi/