Mediat britanike shkruajnë se çifti Kate Middleton dhe princi William janë duke u përgatitur për fronin.
“Ata kujdesen për njëri-tjetrin në mënyra të ndryshme. Disa njerëz do të thoshin se martesa e tyre është e stilit të vjetër, por duket se funksionon”, ka deklaruar një burim.
Më tej theksohet se “ata kanë role të ndryshme, por ata punojnë si ekip”, transmeton KP.
Puna ekipore u vërejt më së miri gjatë vizitës së tyre zyrtare në Pakistan në muajin tetor. Mediat britanike thonë se princi William është një zgjedhje më e mirë për mbretin e ardhshëm sesa princi Charles.
“Ai ka një imazh më të mirë në publik dhe është më vulgar se çdo anëtar tjetër i familjes mbretërore,” thuhet më tej lidhur me princin Charles.